Molla e kuqe e ndarë në dysh!
Vështrime

Molla e kuqe e ndarë në dysh!

12.May.2013 14:42
0
“Molla e kuqe”, dikur ishte e plotë. Mirëpo, me kalimin e kohës, ajo u nda në dysh. Ndarja ndodhi, pikërisht kur krimbi filloi ta shkatërroj nga brenda dhe ta deformojë nga jashtë. Sot, molla e ndarë në dy pjesë, nuk i përngjanë asaj të dikurshme, as për së afërmi, as për së largu. Njëra pjesë e mollës shtyn tjetrën, duke bërë gara se cila është më e mirë se tjetra. “Ato” harrojnë se një botë, kur ishin “Një Mollë”, u helmuan nga krimbi, duke qenë së bashku. Edhe sot, pse janë të ndara, nuk do të thotë se njëra nga pjesët nuk është e helmuar!    Shkruan: Drilon Hyseni; Drilon-HyseniPushteti: Në Luginën e Preshevës, lakmia për pushtet, ka bërë që lidershipi i saj, të ndahet në dysh, si shembulli i Mollës së Kuqe. Ndarja e spektrit politik në pozitë dhe opozitë, e ka sjellë Luginën, para sfidave të reja. Krimbi i pushtetit, i ka infektuar subjektet politike, të cilat vrapojnë për pozita, duke lënë anash veprat me interes kombëtar dhe qytetar. Pozita dhe opozita shqiptare, duke u shtyrë se cila prej tyre është më kombëtare, harrojnë se janë si dy pjesët e Mollës së Kuqe, të prekur nga krimbi. Dikur nuk ishte kështu. As nga organizimi i Referendumit, gjatë vitit 1992, për bashkim me Kosovën, kur ishin bashkë, as gjatë frontit të luftës së UÇPMB-së, kur ishin NJË, as gjatë Marrëveshjes së Konçulit dhe marrëveshjeve të tjera shqiptare. Ndarja e shqiptarëve të Luginës në pozitë dhe opozitë, ka bërë, që shpesh zëri i tyre, të mos jetë unik, qoftë në debate, qoftë në takime zyrtare, qoftë edhe në protesta, siç ishte kjo e fundit në Preshevë. Nëse ndarjet, përçarjet partiake, vazhdojnë kështu, spektri politik do të hajë shumë molla të kalbëta. Nëse klasa politike e Luginës së Preshevës, nuk është bashkë, si NJË grusht i vetëm, kjo nuk i bënë nder aspak çështjes së tyre politike, nuk i bënë nder bërthamës etnike, nuk i bënë nder Shqipërisë dhe Kosovës e gjithë shqiptarisë e as nuk i bënë nderë Mollës së Kuqe, nga e cila i kanë rrënjët. Rrënjët Por, rrënjët e Mollës së Kuqe, janë të thella. Ato, qëndrojnë të paprekura nga krimbi dhe pesticidet. Thellë nga toka, nxjerrin kokë, herë në Nish, herë në Leskoc e herë në Bujanoc. Mund, pse jo, frytet e saj të krimben, të kalben, të vyshken dhe të rrudhen, por rrënjët e saj, prapë do të rilindin, filiza të rinj. Lloji i “Mollës së Kuqe”, nuk zhduket kurrë. Populli e ruan në kujtesë, mollën e kuqe gjatë gazmendeve dhe dasmave mbi bajrak, në arkat e nuseve, etj. Kush e di mirë historinë e Mollës së Kuqe, nuk i humb shpresat, iluzionet se një ditë, ajo do të lulëzojë e të frutojë, sipas zakonit, ashtu kuqaloshe, larg nga krimbi dhe parazitë të tjerë. E Molla e Kuqe, ka kuptim vetëm kur është NJË, e plotë si hëna si top, si dielli rrumbullak. Vetëm kështu Molla e Kuqe, e ka shijen dhe aromën si dikur, e këndshme dhe e dëshiruar për të gjithë, ashtu siç e do populli, tradita dhe zakoni. Shembulli  Shembulli i Mollës së Kuqe, duhet të jetë një mesazh i mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për të qenë bashkë dhe unik. Ata duhet t’i lënë anash hasmëritë, inatet, bajraktarizmat, lokalizmat dhe gjithë dukuritë e tjera negative të cilat qojnë ujë në mullirin e armikut. Krimbi i ndërgjegjes politike për pushtet e autoritet, nuk duhet t’i bëjë shqiptarët pikë e pesë. Ka ardhur koha, që klasa politike në Luginë, të mendoj pak më ndryshe, të reformohet, të formatizohet dhe të bashkohet. Uniteti i spektrit politik shqiptar në Luginë, është i domosdoshëm, urgjent dhe efikas. Tjetër alternative nuk ka…. Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Me shqiptarët në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration