Ministria e Kulturës së Shqipërisë: Themelimi i teatrit, ditë historike për Preshevën
Ministria e Kulturës në Republikën e Shqipërisë e ka vlersuar si ditë historike për Preshevën themelimin e teatrit profesionist.“Themelohet teatri profesionist, përpjekje, dëshirë e kahmotshme e artistëve dhe angazhim i kryer i Komunes se Preshevës, kryetarit Shqiprim Arifi. Urime publikut të mrekullueshëm që e don teatrin. “Ditet e Komedisë” janë shembull i dashurisë për teatrin. Urime të gjithë artistëve Kumanovë e Preshevë që kane ndihmuar teatrin duke e mbajtur gjallë skenën dhe duke promovuar Luginen e Preshevës në festivale e ne ditë të vështira” ka shkruar ministria e kulturës në profilin e saj zyrtar të rrjteve sociale.