Ministri Bajrami: Kuotat për studentët e Luginës së Preshevës të caktuara
Lokale

Ministri Bajrami: Kuotat për studentët e Luginës së Preshevës të caktuara

01.Aug.2017 11:17
0
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami priti në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, me ç'rast u bisedua për gjendjen në arsim pak kohë para se të fillojë viti i ri shkollor

Ministri Bajrami shprehu gatishmërinë që Kosova të vazhdojë të mbështesë brenda mundësive zhvillimin e arsimit, sidomos arsimit parauniversitar në komunat me shumicë shqiptare, respektivisht në Luginën e Preshevës. 

Gjatë këtij takimi, ndër të tjera, u bisedua edhe për tekstet shkollore për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, për çka ministri Bajrami theksoi se Ministria e Arsimit do të angazhohet edhe më tutje që kjo çështje të rregullohet në kuadër të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Kryetarja e Preshevës kërkoi që Universiteti i Prishtinës dhe universitetet e tjera publike të vazhdojnë t’i kenë dyert e hapura për studentët shqiptar të Luginës, të cilët kanë interesim për shkollimin e lartë në Kosovë. 

Ministri Bajrami, me këtë rast tha se Universiteti i Prishtinës gjithsesi do të respektojë kuotat për studentët e Luginës së Preshevës, në mënyrë që t’iu ofrojë atyre mundësinë e arsimimit të lartë në gjuhën shqipe.

 

Polici në Preshevë "kërcënon me vrasje" diasporën shqiptare ?
Stankoviq: Njohja e diplomave për studentët e Luginës është kushtëzuar me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration