Mesazhi skandaloz i Djokovic: “Ndalni protestat, Kosova është zemra e Serbisë”
Rajoni dhe Politika

Mesazhi skandaloz i Djokovic: “Ndalni protestat, Kosova është zemra e Serbisë”

30.May.2023 08:33
0

Tenisti serb, Novak Djokovic, ka vazhduar me provokime kundër Kosovës.

 

Pasi mori fitore ndaj Aleksandar Kovaçeviq në Grand Slamin e Roland Garros, Djokovic shkroi në kamerë se “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Stop dhunës” – duke iu referuar protestave në Veri të Kosovës.

Kujtojmë që serbët janë duke protestuar në komunat veriore të Kosovës.

Situata politike në katër komunat e veriore të Kosovës është sfidë që shkon përtej parimeve kushtetuese e ligjore të Kosovës.

 

Kryetarët e zgjedhur janë optimistë se kanë “kapacitet dhe kompetenca” për t’iu përgjigjur qytetarëve. Por, qeverisja në veri, përkundër fitores në zgjedhje do të jetë mjaft sfiduese.

Aktualisht atje është duke u zhvilluar një protestë e dhunshme nga ana e serbëve, ku deri më tani ka shumë vetura të djegura dhe raportohet për disa policë të lënduar.

Në veri ekziston pak ose aspak rendi publik, udhëheqja nuk gëzon as autoritet, as besnikëri, ndërsa bandat e dirigjuara nga Beogradi i kërcënojnë me rezistencë institucionet kosovare që po mundohen të integrojnë komunitetin serb dhe të vendosin një rend efektiv.

Lutfiu pret në takim në Bujanoc ambasadorin e Shqipërisë, Ilir Boçka
Konkurs për subvencionimin e projekteve të shoqërive ekonomike në komunën e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration