Mesazh urimi i myftiut të BIPBM-së, me rastin e agjerimit të muajit të Ramazanit nga Bajrakli Xhamia në Beograd
Në Bajrakli Xhami të Beogradit, me rastin e muajit të Ramazanit, Riajseti i Bashkësisë Islame organizoi një konferencë për media, ku mesazhi i përbashkët i tre përfaqesuesve të Organit më të lartë të përkohshëm të Rijasetit, të përbërë nga myftiu i Sanxhakit, Serbisë dhe Luginës së Preshevës, ishte ftesa për paqe, tolernancë dialog dhe mirëqenje nemesin e besimtarëve dhe njerëzimit në përgjithësi.Ndërsa, myftiu i Luginës H. Nexhmedin Saqipi ndër të tjera tha: Përfitoj nga ky rastë që në emer të Luginës së Preshevës për her të parë nga kjo shtëpi e Zotit t’i uroj të gjithë besimtarëve kudo që gjinden, muajin e bekuar dhe të uruar të Ramazanit të ndershëm. Duke shpresuar se ky muaj do të jetë shkollë e edukimit, pastrimit, emancipimit, lartësimit shpirtëror,si dhe i fuqisë dhe i bukurisë.
Këtë muaj besimtarët islam, anë e kënd botës e presin me knaqësinë më të madhe, sepse agjërimi i shëndritë zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë. Ndërsa, largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe përtacinë. Pastaj, i fton besimtarët që të bëhen personalitete të sinqertë, të butë të mëshirshëm ndaj besimtarëve, të jenë të dashur mes veti, t`ia ruajnë shpinën njëri tjetrit, si të jenë një trup dhe shpirt.
E lusim All-llahun e Madhëruar, që ky muaj i bekuar të jetë frimëzim i shpirtit të besimtarëve, që në fund të shpërblehen me dhuntitë që ua dhuron All-llahu si shpërblim. Vetëm me punë dhe angazhim mbrohet morali dhe dinjiteti i popujve si dhe ideali për paqë, tolerancë dhe mirëkuptim.
Qendra për informim pranë BIPBM-së, Bujanoc.