Memeti: Gjendje e rëndë në Luginën e Preshevës (video)
Gjendja sociale dhe politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është shumë e rëndë, thotë Xhelal Memeti, kryetar i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore.Kjo organizatë, me qendër në Cyrih të Zvicrës, mes projekteve të saj përfshin dhe ndërtimin e 100 shtëpive për familjet shqiptare në nevojë, në atë zonë.
Memeti ndodhej këto ditë në Nju Jork për të kërkuar mbështetje nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe autoritetet amerikane./Titulli.com/