Mehmeti: Këshilli Kombëtar Shqiptar i palëkundur ndaj ndryshimit të flamurit
Problematika e simbolit identifikues të shqiptarëve në Serbi mbetet një çështje e pazgjidhur ndërsa Këshilli Kombëtar Shqiptar vazhdon përpjekjet dhe shfrytëzon të gjitha hapësirat juridike brenda kompetencave të veta si dhe në raport me ndërkombëtarët për të ngritur këtë çështje.Enver Memeti, sekretar i Këshillit Kombëtar Shqiptar gjatë një bisede për Titulli.com tha se në të gjitha takimet me qeveritar apo diplomatë të akredituar në vazhdimësi ngritë këtë çështje ndërsa ligji mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave Kombëtare i cili parasheh që"Simbolet kombëtare nuk mund të jenë identike me simbolet e shteteve të tjera" paraqet probleme në vete dhe në muajin Janar të këtij viti i kanë dërguar Qeverisë në Beograd propozimet për ndryshimin e nenit 16 paragrafi 2.
“Këshilli Kombëtar Shqiptar konsideron se ky paragraf është në kundërshtim me nenin 79 të Kushtetutës të Republikës së Serbisë i cili parasheh "personat që u përkasin pakicave kombëtare kanë të drejtë për të ushtruar, mbrojtur, kultivuar, zhvilluar dhe shprehur publikisht karakteristikat kombëtare, etnike kulturore dhe fetare,si dhe simbolet e tyre në vende publike”, vlerësoi Mehmeti.
Sipas tij sistemi ligjor i Serbisë është unik, akti më i lartë juridik është Kushtetuta dhe të gjitha ligjet dhe aktet e përgjithshme në fuqi në Republikën e Serbisë duhet të jenë në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën, shkruan Titulli.com.
Mehmeti u shpreh se nuk mund të jenë në kundërshtim as me traktatet ndërkombëtare dhe rregullat përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare.
Ndërsa lidhur me iniciativat e ndryshimit të flamurit kombëtar për pakicën shqiptare në Serbi, Enver Mehmeti thotë se flamuri si simboli kombëtar është i njëjti i gjithë shqiptarëve dhe si i tillë identifikon pa dallim ku jetojnë shqiptarët dhe njëkohësisht është edhe simbol i Republikës së Shqipërisë.
“Është e papranueshme dhe as nuk vihet në konsideratë çfarëdo imponimi nga të tjerët. Andaj,Këshilli Kombëtar Shqiptar ka marrë vendim të më hershëm se simboli kombëtar mbetet po ai njëjti, përkundër që çdo vit të ndikuar nga politikat ditore gjykatat për kundërvajtje shqiptojnë dënime ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar për ngritjen e Flamurit shqiptar në godinën e këtij institucioni”, tha mes tjerash Mehmeti.
Pakica shqiptare në Serbi ende nuk mundë të përdorin lirshëm flamurin kombëtar në institucionet komunal ku jetojnë shqiptarët sepse nuk është rregulluar me ligje të Serbisë./Titulli.com/