Ilir Meta vizitoi shkollën shqipe me 15 nxënës në Medvegjë
Presidenti shqiptarë, Ilir Meta gjatë qëndrimit të tij në Medvegjë vizitoi edhe shkollën fillore "Zenel Ajdini" në Tupallë aty ku mësojnë afro 15 nxënës, shkruan Titulli.com.Vizita e tij është përcjellë me përcjellë me interes të madh dhe në komunikim me banorët e media është shprehur se ndjehet më mirë se në vendlindjen e tij.
“Në Medvegjë u ndjeva më mirë se në vendlindjen time. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë gjithmonë në vëmendjen time”, theksoi Meta, raporton Titulli.com.
Sipas të dhënave nga vitet e kaluara në komunën e Medvegjës mësimi në gjuhën shqipe zhvillohet në tre shkolla fillore dhe një të mesme me gjithsejtë 78 nxënës shqiptarë./Titulli.com/