Mediat ruse i shpallën të vrarë në Ukrainë: Dy francezë flasin për REL-in (video)
Dy shtetas francezë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se janë shëndosh e mirë dhe po jetojnë në Francë, pavarësisht pohimeve të mediave shtetërore ruse se ata ndodheshin në qytetin ukrainas të Harkivit, kur Rusia kreu një sulm ajror, më 16 janar.
Ministri i Mbrojtjes i Rusisë ka pohuar se 60 “luftëtarë të huaj”, shumica prej të cilëve francezë, u eliminuan në një sulm preciz ndaj një ndërtese.
(Përgatiti: Trim Haliti-REL)