Mblidhen ministrat e BE-së, në fokus edhe dialogu Kosovë-Serbi
Rajoni dhe Politika

Mblidhen ministrat e BE-së, në fokus edhe dialogu Kosovë-Serbi

22.May.2023 09:56
0

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, në takimin e tyre në Bruksel të hënën e 22 majit pritet të diskutojnë për disa çështje, veçanërisht për situatën në Ballkanin Perëndimor e me theks të veçantë procesin e normalizimin midis Kosovës dhe Serbisë.

 

Në takimin e së hënës të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ministrave të vendeve anëtare do t’iu bashkohen edhe ministrat e Punëve të Jashtme nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Temat kryesore sipas njoftimit të Bashkimit Evropian që do të trajtohen janë procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, situata në Bosnje-Hercegovinë pas kërcënimeve të liderit nacionalist të serbëve, Milorad Dodik, bashkëpunimi rajonal dhe ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Këshilli më pas shkëmben pikëpamjet mbi Ballkanin Perëndimor dhe Bririn e Afrikës. Gjatë një drekë pune, atyre do t’iu bashkohen edhe homologët e tyre nga gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar situatën në rajon”, thuhet në njoftim.

 

Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pritet që edhe nga ky takim të përsëritet thirrja për progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe zbatimin e të gjitha detyrimeve që palët kanë marrë përsipër në kuadër të dialogut.

Bashkimi Evropian pritet të përsërisë edhe një herë përkushtimin për të vazhduar ndihmën për rajonin, por edhe të kërkojë nga këto vende të kryejnë obligimet e marra për të zbatuar reformat dhe për t’u përshtatur edhe me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Kosova dhe Serbia dhanë dakordimin e tyre për Aneksin Zbatues të Planit Evropian për rrugën drejt normalizimit. Ky dakordim iu dha më 18 mars përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Ohër, ndërkaq dokumenti i dakorduar në tërësi iu paraqit edhe Këshillit Evropian.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkura të Amerikës, me gjithë mospajtimet lidhur me disa çështje, po insistojnë se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është çështja kryesore dhe prioriteti më i madh në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Regjistrimi i popullsisë: Luginasit me shpresa te ndërkombëtarët
BE: Draft-statuti pikënisje për Asociacionin, Kroacia ofron modelin e saj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration