Marrëzia e profesorit (video)
Vështrime

Marrëzia e profesorit (video)

25.Dec.2013 16:26
0
Një debat i zhvilluar për cilësinë e barnave në Kosovë, më nxiti gjithsesi të reagoj si shqiptar që u kam rënë hise qytetarëve të Kosovës, mbi të gjitha një profesori të kimisë, me nota 9.7, i cili po prodhonte ilaçe “për të mbetur gjallë”. Ky profesor i universitetit pranoi se ka prodhuar do far lloj ilaçesh, të cilat ai i quante alkoole dhe pomada kundër zhugës, do pika për hundë e dhëmbë, si dhe tha se ka qenë çoban i lopëve, para disa vitesh. Shkruan: Milaim Shefkiu Milaim_Shefkiu Që ka qenë çoban, kjo nuk është aspak hendikep, sepse edhe ashtu fermerë të zotë në Kosovë ka shumë, që mbajnë gjallë familjet, ndërsa t’i humbë lopët kjo është për keqardhje. Profesori Azem Lajçi, nuk e di nëse i ka humbur lopët, apo ka humbur prej lopëve, pasi që si pjesëmarrës në hartimin e ligjeve, ka shkelur ligjin me vetëdije. Kjo i bie sikurse vrasësi me paramendim, të cilin e pret dyfish dënimi. Po ashtu, ai akuzoi gazetarin se ka ardhur nga Serbia (Presheva) për t’i rënë hise në Kosovë. Kjo e quajtur “hise”, i bie se qytetarët nga Lugina e Preshevës, asaj që shqiptarët në Kosovë i kanë thënë tradicionalisht “Kosova Lindore”, paskan ardhur në Kosovë për t’iu bërë barrë atyre. Nuk irritohem nga ky profesor, i cili foli për veten në superlativ, sepse shihej se ishte i stresuar nga ajo që kishte bërë dhe mundohej ta minimizonte prodhimin e “ilaçeve” nëpër “pleme e fllanika”, duke rrahur gjoks se dikur paska qenë njëfarë filantropi. Por, marrëzia shkoi kur ai Preshevën e quajti Serbi, madje me vetëdije të plotë, ndërsa vetëm sa nuk i quajti shqiptarët e Luginës serbë. Këtij profesori dua t’ia kujtoj, nëse e ka harruar apo nuk e di, se Kosova Lindore i ka pasur disa qindra luftëtarë që kanë luftuar në radhët e UÇK-së në Kosovë, në kohën kur 1 milion shqiptarë të Kosovës u arratisën nëpër botë. Po ashtu dua t’ia kujtoj të gjithë atyre që u është zhvilluar harresa, se në radhët e UÇPMB-së kanë qenë mbi njëmijë shqiptarë të Luginës që kanë luftuar kundër forcave serbe. Shqiptar i Serbisë ka qenë edhe Idriz Seferi, që e ka skuqur me gjak lumin Lepenc në Kaçanik. I Serbisë ka qenë edhe Ridvan Qazimi-Lleshi, edhe Florim Rushiti, një djalë i ri që u vra në Koshare, e shumë të tjerë. Meqë ky profesor, i cili i ka helmuar fëmijët e Kosovës për t’i ushqyer fëmijët e tij, nuk duhet ta helmojë edhe popullsinë e Kosovës dhe studentët e mjekësisë, me frazeologji demagogjike dhe jologjike. Nëse mbrohet në lirë apo duhet të shkojë në hotel “sefa” (në burg), është çështje e drejtësisë, ndërsa me fjalët “vrastare” natyrisht se merret gjithë mileti. Ai tha se ka shkelur ligjin, sepse i është dashur të mbetet gjallë, pasi që të vjedhë nuk di. Sipas kësaj antologjie, edhe vrasësit me pagesë e bëjnë punën për të mbetur gjallë, edhe dilerët e drogës për të mbetur gjallë, edhe hajnat ordinerë për të mbetur gjallë. Natyrisht, Lajçi merret me prodhimin e ilaçeve, hajni nuk di të prodhojë ilaçe, ai vjedh. Edhe ai që shet drogë, nuk vjedh e as ilaç nuk prodhon, por drogën e shet. Edhe vrasësi me pagesë, asnjërën prej zanateve nuk e njeh, por në qafë të merr. E arsyetimi se po e shkeli ligjin për të mbetur gjallë, është justifikim i marrë, ndërsa akuza se shqiptarët e Preshevës janë qytetarë të Serbisë, besoj që është frazë “kuturu” e profesorit me notën 9 e kusur. Prandaj nëse është lëshim i momentit, profesori i UP-së duhet t’iu kërkojë falje 100 mijë qytetarëve të Luginës dhe disa mijëra të tjerëve që u kanë rënë hise në Kosovë. (Pjesa ku Lajçi, Preshevën e quan Serbi dhe gazetarin Alban Selimi si hise që i ka rënë Kosovës nga Serbia, mund ta dëgjoni nga minuti i 21-të deri në minutin e 22-të) http://youtu.be/kxX4q1J3Vjc
Përmbyllja e vitit 2013, ngërçi shtetëror dhe babagjyshi hajdut
Rëndësia e investimit në kapitalin njerëzor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration