Mësimi i gjuhës  angleze në "Këndin Amerikan",  në interes për nxënësit
Lokale

Mësimi i gjuhës angleze në "Këndin Amerikan", në interes për nxënësit

03.Nov.2017 12:27
0
Në "Këndin Amerikanë në Bujanoc janë ndarë certifikata për suksesin e treguar të nxënësve në kuadër të kursit të gjuhës angleze.

Ambasada Amerikane përmes programit “Access Microscholaship Program” financon ndjekjen e kursit të gjuhës angleze nga nxënësit prej moshës 13 deri në moshën 15 vjeçare.

Për ndjekjen e këtij kursi përzgjidhen nxënësit të cilët kanë talent dhe interes për të mësuar gjuhën angleze.

Programi implementohet nga shoqata e mësimdhënësve të gjuhës angleze “ELTA” në bashkëpunim me  “Këndin  Amerikan” për programin e mësimit të gjuhës angleze në kuadër të Ambasadës Amerikane në Beograd.

Gjatë prezantimit të këtij program përfaqësuesja e kulturës në ambasadën Amerikane në Beograd Erika Kin tha se gjuha angleze është gjuhë e internetit, shkencës dhe teknologjisë e cila ka një rëndësi të madhe dhe duhet të mësohet nga çdo nxënës.

Gjatë kësaj ceremonie Kin shpërndau edhe certifikate nxënësve për suksesin e treguar gjatë mësimit të gjuhës angleze dhe inkurajoi ata për suksese të mëtejme./Titulli.com/

Komuna e Preshevës me transparencë të zbehtë, qytetarët të painformuar (VIDEO)
Realizohet biseda-online mes kryetarit të komunës së Bujanocit dhe qytetarëve (VIDEO)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration