Lugina pjesë e festivaleve ndërkombëtare të poezisë në Kosovë (foto)
Festivali Ndërkombëtar i Poezisë "Drini Poetik" në Prishtinë, Prizren dhe në Kukës mblodhi poet nga gjitha trevat shqiptare, ku ishte pranish edhe Bilall Maliqin e Rrahman Hyseni nga Lugina e Preshevës.
Përveç prezantimeve me poezi gjatë këtij manifestimi kulturor u pranuan edhe disa emra të rinj poetësh në Lidhjen e Shkrimtarëve e Kosovës, në mesin e tyre edhe Luan Maloku e Nehat Ramizi, anëtar të Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë.
Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" ka falënderuar kryesinë dhe Flora Brovina për pranimin e dy krijuesve brenda LSHK-së.
Njerëzit e poezisë shqipe nga Lugina mori pjesë edhe në manifestimi poetik "Sofra e Ymer Prizrenit" në fshatin Zgatar të Opojës, të organizuar nga Klubi Letrar "Luigj Gurakuqi".
Organizatori i nderoi të gjithë pjesëmarrësit duke shpërndarë nga një mirënjohje me të cilën ka respektuar edhe Shoqatën e Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë./Titulli.com/