Lluçani me fushë të asfaltuar futbolli (Foto)
Në fshatin Lluçan të Komunës së Bujanocit, të premten është bërë asfaltimi i fushës së futbollit.Fusha e futbollit në qendër të fshatit, me vlerë prej 2.8 milionë dinarë, mjete të ndara nga buxheti komunal, do t’i mundësojnë të rinjve që në kushte më të mira t’i zhvillojnë aktivitetet sportive.
Punimet i ka kryer kompania preshevare “Saba Bellça”, përderisa nga afër i ka ndjekur edhe Nagi Arifi, kryetar i Komunës së Bujanocit.
Rregullimi i kësaj fushe është mirëpritur nga fëmijët e fshatit të cilët lojërat e tyre sportive deri më tani i kanë zhvilluar në fushën pa asfalt. /Titulli.com/