Lista për zgjedhje lokale të dorëzohet deri më 5 qershor, në Bujanoc 3 subjekte në përgatitje
Zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në shumicën e qeverisjeve lokale në Serbi do të mbahen me 21 qershor, transmeton Titulli.com.
Kryetari i Komisionit Republikan Zgjedhorë, Vladimir Dimitrijeviq tha se me vendimin e sotëm vazhdon zbatimi i aktiviteteve zgjedhore në procedurën e mbajtjes së zgjedhjeve për deputetë, deputetë të Kuvendit të Krahinës Autonome të Vojvodinës dhe këshilltarët e asambleve komunale dhe të qyteteve.
Në seancën e sotme, KRZ u soll në Programin për kryerjen e veprimtarive zgjedhore, kështu që afati i paraqitjes së listave elektorale është mesnata e 5 qershorit, dhe shpallja e listës zgjedhore duhet të jetë brenda 24 orëve nga marrja e listës zgjedhore, nëse plotëson kushtet.
Përcaktimi dhe publikimi i zgjedhjeve në "Gazetën Zyrtare" duhet të jetë jo më vonë se 10 qershor në orën 24, raporton Titull.com.
Parlamenti serb ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme më 7 maj, i cili u patë vendosur më 15 mars për shkak të epidemisë së koronavirusit dhe tani procesi I zgjedhjeve do të vazhdojë sipas masave të organeve kompetente.
Në komunën e Bujanocit për zgjedhjet lokale deri më tani janë certifikuar 2 lista shqiptare PD dhe PVD ndërsa në përgatitje të dorëzimit janë edhe 3 subjekte të deklaruar për pjesëmarrje./Titulli.com/