Lirim Jakupi të enjten në gjykatë
Lokale

Lirim Jakupi të enjten në gjykatë

15.Oct.2014 11:33
0
Është arrestuar në javën e dytë të këtij viti. Që nga 13 janari, Lirim Jakupi i cili ishte arrestuar me të dalë nga burgu i Dubravës, është kthyer sërish në burg. Nëntë muaj ai ka qëndruar nën masa të rrepta të sigurisë. Me këto masa të rrepta të sigurisë do të përcillet edhe sjellja e tij për në Prishtinë.

Në sallën e improvizuar të kinemasë ABC1 është planifikuar të mbahet një seancë paraprake ndaj Lirim Jakupit. Seanca do të mbahet me dyer të mbyllura ngase sipas zëdhënëses së EULEX-it, Dragana Nikolic Solomon, kështu ka urdhëruar gjyqtari i rastit, shkruan zeri.

Jakupi është duke u hetuar nga prokurori special, Andrew Carney. Ky i fundit tash e disa muaj është duke zhvilluar hetime, por ende nuk është ngritur aktakuza ndaj Jakupit, i cili dikur ka qenë ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e më pas edhe i UÇPMPB-së në Luginë të Preshevës.

Presheva mblodhi mijëra simpatizues të ndeshjes Serbi-Shqipëri (video)
Informimi në Luginë, politika dhe pavarësia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration