Këshilli komunal shpall konkurs për zgjedhjen e kryeshefit të ri të administratës komunale në Bujanoc
Lokale

Këshilli komunal shpall konkurs për zgjedhjen e kryeshefit të ri të administratës komunale në Bujanoc

03.Jun.2016 17:40
0
Kryeshefi i administratës së komunës së Bujanocit, Nesim Rexhepi ka dhënë dorëheqje nga posti që kishte mbajtur deri më tani.

Dorëheqjen e tij e ka konfirmuar, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi pas mbledhjes së parë të mbajtur të këshillit komunal në përbërjen e re.

Nga sot këshilli komunal ka shpallur konkurs për zgjedhjen e kryeshefit të ri në harmoni me rregulloren dhe ligjet e pushtetit komunal.

Nesim Rexhepi, është zgjedhur në fund të vitit 2013-të, pas aderimit në Partinë Demokratike të Nagip Arifit.

Mbeldhja e parë e Këshilli Komunal rezultoi me aprovimin e të gjitha pikave të rendit të ditës, dhe me ç’rast kulmoi në bashkpunim të sinqert në mes të anëtarëve të këshillit komunal me kryetarin e komunës, Shaip Kamberi.

"Funksionimi i rregullt i administratës komunale, vendimi i financimit të partive politike, ndryshimi e nënshkruesit e xhirollogarisë së komunës së Bujanocit dhe program i shfytëzimit të tokës bujqësore”, ishin çështjet e debatuara gjatë kësaj mbledhje të parë të këshillit komunal të Bujanocit, deklaroi pas mbledhjes kryetari i komunës, Shaip Kamberi.

Gjithashtu, Kamberi, më pas potencoi edhe shpalljen dhe ndjekjen e procedurave për zgjedhjen e kryeshefit administratës komunale

/Titulli.com/

Rama: Kërkojmë nga Serbia të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës
Personalitete: Abdullah Veliu nga Presheva, humanist dhe atdhetar për çështjen shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration