Kuvendi komunal i Bujanocit miraton rebalansin e buxhetit, opozita vlerëson shpenzues
Lokale

Kuvendi komunal i Bujanocit miraton rebalansin e buxhetit, opozita vlerëson shpenzues

29.Jun.2018 09:51
0
Kuvendi komunal i komunës së Bujanocit në seancën e 4 ka miratuar vendimin për rebalansin apo rishikimin e buxhetit në të ardhura prej 96 milion dinarë për vitin 2018.

Kryeshefi i financave pranë administratës komunale, Boban Pavloviq theksoi se arsyeja e rritjes në 8% ishte se 40 milion dinarë u transferuan nga viti i kaluar dhe pjesa tjetër nga taksat komunale, shkruan Titulli.com.

Sipas tyre shumica e mjeteve do të shfrytëzohen për përfundimin e projekteve kapitale ndërsa 5 milion dinarë do të shkojnë për shtëpinë shëndetit në Bujanoc për angazhimin e punëtorëve në kohë të caktuar.

Miratimi I buxhetit u kundërshtua nga opozita ndërsa këshilltarët e Partisë Demokratike kanë lëshuar mbledhjen e kuvendit komunal me arsyetimin se rebalansi është më shumë shpenzues.

“Partia Demokratike nuk do të jetë dëshmitare e ndarjes së pazareve ndër partitë koalicionbërse, ku rebalansi është kryekeput shpenzues, aspak investues ku kryefjalë dhe kallëzues janë asfalti dhe asfalti në variacione dhe shije të llojllojshme", ndërsa gjymtyra tjera mjetet per organizatat satelite joqeveritare”, thuhet në njoftimin e shefi të grupit të këshilltarëve të Pasrtisë Demokratike./Titulli.com/

 

Biblioteka e Bujanocit me libra të mjaftueshëm por pa hapësira të leximit
Shkëmbimi: Veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës dhe ideja e Daçiqit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration