Kuvendi i Gjilanit rekomandime për Qeverinë që shqiptarët e Luginës të pajisen me pasaporta Kushtrim Kadriu, Asambleist në kuvendin komunal, Gjilan
Lokale

Kuvendi i Gjilanit rekomandime për Qeverinë që shqiptarët e Luginës të pajisen me pasaporta

26.May.2022 21:56
0

Me kërkesë të Kushtrim Kadriut, Kuvendi i Gjilanit miraton rekomandimet për qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, përmes të cilave kërkohen lehtësira për luginasit që jetojnë në Kosovë, të pajisen me dokumente identifikimi.

Asambleisti i LQV- vë kërkoi propozoi keto rekomandime për Qeverinë e Republikës së Kosovës/Ministrinë e Punëve të Brendshme, zbatimin e plotë të Rezolutës Nr.04/R/011 të datës 06.06.2013, të aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, qytetarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë nga viti 1999 t’u njihet e drejta për shtetësi, të nxirret udhëzimi administrativ, i cili do të krijojë lehtësira procedurale, që qytetarët e Luginës së Preshevës të pajisen me dokumente identifikimi në Republikën e Kosovës.

"Është e papranueshme dhe e turpshme që edhe pas 23 vjetë së jetuari në Kosovë, luginasit ende nuk kanë dokumente të identifikimit", ka thënë mes tjerash Kadriu.

Kryetari i LDK-së kërkon mbështetjen për ta votuar Kamberin deputet më 27 Maj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration