Kryetari i LDK-së kërkon mbështetjen për ta votuar Kamberin deputet më 27 Maj Lumir Abdixhiku- LDK
Lokale

Kryetari i LDK-së kërkon mbështetjen për ta votuar Kamberin deputet më 27 Maj

26.May.2022 08:08
0

Kryetari i LDK-së, Lumi Abdixhiku ka kërkuar mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e ulëses së vetme përfaqësimi duke votuar më 27 Maj.

Postimi i plotë i tij në Facebook: 

NË MBËSHTETJE TË SHAIPIT
 
Këtë të premte, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe "Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës" për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e ulëses së vetme përfaqësimi. Si kandidat i vetëm me gjasë për të shtruar e përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes së votimit.
 
Prandaj ftoj secilin votues shqiptar në këtë qendër të ripërsëritur, që masivisht, këtë të premte, t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaipin dhe Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë.
 
Shaipi është një patriot i madh. Ai ka qenë një zë i vetmuar por i guximshëm në mbrotjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Prandaj, çdo votë për të është votë për zërin shqiptar në Serbi.
Kuvendi i Gjilanit rekomandime për Qeverinë që shqiptarët e Luginës të pajisen me pasaporta
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration