Kush është Marwan Barghouti, njeriu që mund ta ndalë luftën në Gaza?
Rajoni dhe Politika

Kush është Marwan Barghouti, njeriu që mund ta ndalë luftën në Gaza?

07.Nov.2023 08:00
0

Në një kohë kur dhuna në Rripin e Gazës nuk ndalet dhe numri i viktimave rritet frikshëm dita-ditës, zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez mbetet një mirazh. I vetmi i përmendur si plan i zgjidhjes disa herë është ai më i vjetri, që qëndron në parimin "dy popuj, dy shtete".

Por edhe nëse ky plan merrej në konsideratë, kush do të ishte bashkëbiseduesi me të cilin mund të zhvillohej një operacion i tillë në frontin palestinez dhe të bashkonte Gazën dhe Bregun Perëndimor?

Sigurisht jo Hamasi, por as Abu Mazen, lideri i moshuar i PA-së nuk ka më konsensus dhe në Bregun Perëndimor ai shmang votimet për të parandaluar Hamasin që të marrë pushtetin edhe atje. Kjo është arsyeja pse emri i Marwan Barghoutit, i njohur si Nelson Mandela i palestinezëve, ka qarkulluar sërish prej pak kohësh.

I lindur në Kobar, në Bregun Perëndimor, 64 vjet më parë, Barghouti mori dy diploma, një në Histori dhe një në Shkenca Politike plus një master në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pasi iu bashkua al-Fatahut në një moshë shumë të re, ai u konsiderua delfini i Ebu Mazenit. Ai ishte sekretar i përgjithshëm i partisë në Bregun Perëndimor dhe në intifadën e dytë ai themeloi brigadat e martirëve al-Aksa, krahu militant i al-Fatah.

Barghouti, megjithatë, është një i burgosur politik, i mbyllur në burg për 21 vjet edhe pse udhëhoqi (në role të ndryshme) dy Intifadat e para. I kapur dhe i akuzuar për vrasje për qëllime terroriste, ai e deklaroi veten të pafajshëm dhe refuzoi të mbrohej sepse nuk njeh "legjitimitetin e gjykatës izraelite".

“Izraeli ia doli të burgoste trupin tim, por jo mendjen dhe shpirtin tim”, deklaroi ai. Ai nuk e përkufizon veten si pacifist apo terrorist, por si "një palestinez në rrugë".

Një betejë që i kushtoi arrestimin e tij të parë vetëm në moshën 18-vjeçare. Në burg ai mëson hebraisht, hapi i parë për të mësuar për armikun. Në vitet në vijim ai bëhet një lider i kulturuar dhe karizmatik. Në vitin 1987 u kthye në burg dhe u deportua në Jordani. Ai ia doli të kthehej nga mërgimi në vitin 1994, vetëm pas nënshkrimit të marrëveshjeve të Oslos, të cilën e mbështeti vetë.

Kush është Marwan Barghouti, njeriu që mund ta ndalë

Në vitin 2004 ai u dënua me pesë burgime të përjetshme për po aq vrasje dhe tre sulme terroriste.

Avokati Aleksiq: Disa shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva po padisin NATO-n për shkak të uraniumit të varfëruar
Raporti i Progresit i qorton Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration