Kur paguan në “oborrin” tënd
Vështrime

Kur paguan në “oborrin” tënd

13.Nov.2013 20:19
0
Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë. Është lojë me top e cila luhet sipas rregullave të përcaktuara në një fushë brenda një stadiumi, nga dy skuadra me nga 11 lojtarë. Në botë ka më shumë se 250 milion lojtarë në më shumë se 200 shtete. Sot, futbolli është gjëja sekondare më e rëndësishme në tërë rruzullin tokësorë. Shkruan: Valon Begzadi    valon gashi Natyrisht për tu zhvilluar një sporti  i kushtueshëm në mënyrë profesionale duhen kushtet më themelore. Ato krijohen nga buxhetet vetanake të klubeve, ndihmat që vijnë nga bashkësia komunale apo edhe donatorët. Bujanocit, qytet i pasur me klube futbolli,  i mungon një stadium i mirëfilltë dhe me kushte adekuate, në të cilin të tria skuadrat ekzistuese (KF “AS”, KF “Besa” dhe “BSK”) të kenë mundësin e të bëjnë stërvitjet e tyre si dhe të presin skuadrat e tjera për të zhvilluar ndeshjet. Mjerisht, krahas mungesës së infrastrukturës adekuate me të cilat përballet stadiumi dhe vetë klubet, janë mosmarrëveshjet e shpeshta me që ndikojnë në mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve të tyre në kampionate. Sipas përfaqësuesve të KF “AS”, stadiumin e mjerueshëm ekzistues në Bujanoc e KF  “BSK” e konisederon si feud personal, duke i lënë kështu klubet shqiptare jashtë tij, nëse nuk paguajnë për çdo ndeshje të cilën e zhvillojnë në të. Sa për mundësinë e zhvillimit të stërvitjeve as nuk i bëhet llafi. Të tria këto skuadrat për çdo vit marrin nga buxheti komunal rreth tre milion dinarë për shpenzimet e tyre. Por, veç shpenzimeve të zakonshme, skuadrat shqiptare detyrohen të paguan për çdo ndeshje haraçin në të holla KF “BSK”-së për të mundur  të zhvillojnë ndeshjet në “Stadiumin e qytetit”.  Problemi këtu paraqitet  se nëse stadiumi konisederohet i qytetit të Bujanocit, të tria skuadrat duhet lozur pa paguar “haraç” njëra tjetrës. Për të zgjidhur këtë problem ndërmjet klubeve është dashur të intervenoj dhe komuna, ku më datën 18.09.2012 është mbajtur një takim mes tre përfaqësuesve të këtyre klubeve dhe përfaqësuesve të komunës së Bujanocit. Takimi kishte dhënë rezultate të përkohshme, sepse ndasitë u përsëritën shumë shpejt. Me fillimin e sezonit të ri “Klubi futbollistik BSK ia ka ndaluar përsëri dy klubeve shqiptare, KF “Besa” dhe “AS”, të ndeshen si nikoqir në stadiumin e qytetit, ku arsyeja e gjithë kësaj ishte borxhi rreth 500 mijë dinarëve të KF BSK ndaj NP “Komunalia”. “Pas intervenimit të sërishëm të komunës arritëm marrëveshje që në ndeshjet në vijim të tre klubet të luajmë në këtë stadium, dhe për këtë falënderoj kryetarin e komunës Nagip Arifin”, kishte deklaruar Kujtim Sadriu, përfaqësues i KF “Besës”. “Jemi të kënaqur shumë për zgjidhjen e këtij problemi”, tha me këtë rast edhe trajneri i KF As-it, Ekrem Salihu. Ndërkaq, Nexhat Behluli koordinator i zyrës për zhvillim ekonomik pranë komunës së Bujanocit, atëbotë deklaronte se “ky problem është zgjidhur dhe është arritur marrëveshja që borxhet e BSK-së ndaj “Komunalisë” t’i kompensoj komuna”. Pra BSK përsëri ka shfrytëzuar pozitën e vet monopolistë që borxhet e veta t’ia kompensojë nëse jo klubet rivale atëherë buxheti i komunës. “Pronësia e stadiumit të qytetit është pak e komplikuar. Një klub nuk mund ta ketë pronën dhe t’i ketë të gjitha, e dy klubet shqiptare të cilat janë për momentin më të fuqishëm se ata të mos kenë infrastrukturën elementare”, kishte shtuar Behluli. Behluli  kishte  paralajmëruar edhe mundësinë që stadiumi qytetit të kthehet në pronësi të komunës  për të qenë në shërbim të gjitha klubeve të qytetit. Ndërkohë që ai nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë që në të ardhmen të ndërtohet edhe një stadiumi ri në qytetin e Bujanocit. Por, nga problemet e atëhershme dhe zgjidhjet e financuara nga buxheti i komunës ka kaluar më shumë se një vit dhe akoma nuk është ofruar një zgjidhje afatgjate mbi çështjen e stadiumit të qytetit. Dilema që shtrohet me këtë rast është se ky stadium është i qytetit apo privat, respektivisht i KF “BSK”-së?! Nëse është i qytetit atëherë duhet penguar monopolin e padrejtë të cilitdo klub ndaj të tjerëve dhe duhet krijuar mundësi përdorimi të barabartë të tij nga klubet ekzistuese. Nëse jemi qytet multietnik, në të cilin jetojnë shqiptarët, serbët dhe romët, atëherë stadiumi i qytetit duhet të jetë i hapur për të gjithë. Përse një ekip të paguaj (KF “BESA”), e njëri të mos paguaj ( KF “AS” ) kurse tjetri ( KF “BSK” )ta konsideroj atë si pronë të vetin duke i siguruar vetes pozita monopoliste?
Kafka…
Shqiptarët në Luginën e Preshevës, të diskriminuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration