Kujtim Sadriu, falënderon qytetarët për votën e dhënë në zgjedhjet parlamentare
Lokale

Kujtim Sadriu, falënderon qytetarët për votën e dhënë në zgjedhjet parlamentare

19.Mar.2014 09:29
0
Kujtim Sadriu, kandidati nga Presheva për deputet në listën e Partisë Liberale Demokratike të Çedomir Jovanoviq, në zgjedhjet e 16 marsit përmes një letre ka falënderuar qytetarët e Luginës për besimin e dhënë duke votuar listën e tij në zgjedhjet e fundit të mbajtura të dielën e kaluar. Pavarësisht se partia e tij nuk ka arritur të kaloj pragun zgjedhor, Sadriu shpreh i bindur se ai do të vazhdojë të punojë për qytetarët e Luginës përmes projekteve të ndryshme. -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------   kujta 4Falënderim    Të nderuar qytetarë të Bujanocit dhe Preshevës, kam kënaqësinë që në emër të Partisë Liberale Demokratike dhe kryetarit të saj Çedomir Jovanoviq si dhe në emrin tim personal, t’ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin që ma kini dhënë përmes votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 16 marsit. Ne si subjekt qendror, nuk patëm mundësinë ta kalojmë pragun për të qenë pjesë e Parlamentit të ri të Serbisë, por sido qoftë unë Kujtim Sadriu do të mundohem që prapë të jap kontributin tim për qytetarët e Luginës, përmes projekteve të ndryshme, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e mirëqenies së tyre ekonomike. Edhe njëherë Ju falënderoj nga zemra, që më dha dhatë votën e besimit dhe unë jam me Ju. Me respekt Kujtim Sadriu, Preshevë  
Riza Halimi uron shqiptarët për fitoren e madhe
Fotografitë Adrian Limani nga Lugina, kthehen në hit në internet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration