Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi zhvilloi debat me qytetarët në Preshevë (video)
Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë në Preshevë organizoi debatin "Qeverisja Lokale- Problemet dhe sfidat në të ardhmën" me panelist Shqiprim Arifi, kryetar i Organit të Përkohshëm në komunën e Preshevës.Arifi foli për zhvillimet e fundit brenda administratës komunale si dhe të drejtat e shqiptarëve, perspektiva rinore, gjendja e ekonomike e tema tjera me interes përa banorët që jetojnë në këtë rajon.
Pjesëmarrës në këtë debat ishin edhe disa qytetarë të komunës së Preshevës të cilët patën mundësinë të diskutonin dhe ti parashtronin pyetje të drejtpërdrejta Shqiprim Arifit.