Kryetari i komunës së Bujanocit i përgjigjet qytetarëve online
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip kamberi të Premten më 3 Nëntor i drejtohet qytetarëve përmes komunikimit online në Portalin Informativ Titulli.com.Biseda realizohet live përmes faqes zyrtare të Titulli.com në facebook nga ora 10:15 dhe qytetarët mundë të dërgojnë pyetjet e tyre për kryetarin Kamberi rreth temës menaxhimi i komunës, realizimi i buxhetit, planet dhe pyetje rreth institucionit lokal me interes publik.
Andaj të gjithë të interesuarit për pyetje ndaj Shaip Kamberi mundë t’i dërgojnë përmes faqes së facebook deri të enjten në mbrëmje ora 20:00.
Kjo formë e bisedës mbështetet nga programi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd./Titulli.com/