Kosova e prerë: Çështja e Luginës së Preshevës asnjëherë në bisedimet finale Kosovë-Serbi
Lokale

Kosova e prerë: Çështja e Luginës së Preshevës asnjëherë në bisedimet finale Kosovë-Serbi

01.Jul.2018 07:30
0
Shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë, po kërkojnë që bisedimet finale Kosovë-Serbi të diskutohet edhe për fatin e tyre. Por kërkesa e tyre nuk do të realizohet. Këtë e ka konfirmuar për T7, shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi.

Regjisori nga Presheva, Kastriot Saqipi, ka nisur një fushatë në Facbook përmes së cilës po kërkon përfshirjen e çështjet së Luginës së Preshevës në bisedimet finale Kosovë-Serbi.

Saqipi thotë se po kërkojnë të drejta të barabarta me serbët siç i kanë këta të fundit në Kosovë.

Ndërkaq, Kushtrim Kadriu nga Gjilani thotë se shqiptarët Luginës janë harruar nga politikanët kosovar dhe sipas tij është momenti i duhur që për këtë çështje të diskutohet për fatin e shqiptarëve të Luginës.

E nëpërmjet telefonit shefi i negociatave me Serbinë Avni Arifi, thotë se për këtë çështje asnjëherë nuk është diskutuar me palën serbe gjatë bisedimeve në Bruksel.

Në Kosovë jetojnë rreth 20 mijë shqiptar të cilët janë shpërngulur nga Presheva Medvegja dhe Bujanoci.

Bujanoci dhe Presheva me natalitet të lartë në Serbi
Bujanoci ka më shumë të punësuar se Presheva, por poshtë listës së Pçinjës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration