Konkurs për regjistrim në Medresenë e Luginës së Preshevës
Lokale

Konkurs për regjistrim në Medresenë e Luginës së Preshevës

28.May.2018 11:05
0
Medreseja e Luginës së Preshevës në Preshevë ka hapur konkurs për pranimin e nxënësve të rregullt ( djem dhe vajza ) në vitin e parë të vitit shkollorë 2018/2019.

K O N K U R S:

Në bazë të Nenit 52 dhe 53 Të statutit të SHMI “ Medreseja e Luginës së Preshevës”- Preshevë, si dhe në bazë të rregullores për pranimin e nxënësve si dhe në bazë të vendimit të këshillit edukativo-arsimor nga mbledhja e datës: 21.04.2018 drejtoria e SHMI “ Medreseja e Luginës së Preshevës”, shpall këtë: 

Për pranimin e nxënësve të rregullt ( djem dhe vajza ) në vitin e parë të vitit shkollorë 2018/2019

Shkollimi në Medrese zgjatë katër vite shkollore. Nxënësit që regjistrohen në Medresen e Luginës së Preshevës do ti ken këto mundësi: Ushqimi falas, rruga falas, si dhe shetitje falas në vend dhe jasht vendit.
Kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në Medrese duhet t’ i plotësojnë këto kushte:

• Të mos jenë më të vjetër se 17 vjet,
• Të kenë të kryer shkollën fillore me sukses të shkëlqyeshëm ose shumë mirë,
• Të jet i shëndoshë në aspektin psiko-fizik,
• Të jap provimin pranues në Medrese.

Provimi pranues përbëhet nga gjuha amtare, Kiraeti, testi revizional nga (ILMUD-DINI).
Provimi pranues do të mbahet më datë: 05 Korrik 2018 (e enjte ) në lokalet e Medresë së Luginës së Preshevës duke filluar prej orës 11:00.
Dokumentet e domosdoshme për regjistrim janë:

1. Kërkesa për regjistrim nga kandidati ,
2. Çertifikata e lindjes nga libri i amzës,
3. Dëftesë për kryerjen e klasës së shtatë (VII) tetë (VIII),
4. Çertifikata e mjekut,
5. Deklaratë me shkrim nga prindi ose kujdestari i nxënësit se do të bartë përgjegjësi morale dhe materiale për birin/bijën e tij gjatë shkollimit,
6. Vërtetim nga këshilli përkatës.

Dokumentacioni për regjistrim dorëzohet në drejtorinë e Medresesë së Preshevës.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë: 03.07.2018.
Nxënësit të cilët do të pranohen informohen përmes tablosë në Medrese, kurse dokumentet e nxënësve të cilët nuk pranohen do t’iu kthehen aty ku i kan dorëzuar.

Vërejtje: Nxënësi i cili ka arritur të japë provimin pranues, nuk nënkupton se është regjistruar në Medrese, ngase detyrimisht duhet t’i nënshtrohet regjistrimit të vitit.

Dorëzohet: 
- Këshilli i Bashkësis Islame në Preshevë, 
- Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanocë,
- Tablloja e shpallëjes në Medresen,
- Revista Fryma Islame.

Preshevë, 23.05.2018

KOORDINATORI Prof. Mehmet Sahiti

Njofton sektori për informim pranë medresesë së Luginës së Preshevës

Arifi "kërcënon" Bujanocin: "Popllava" do ta vërshoj edhe Shaip Kamberin
Gjina Zeqiri e larguar nga drejtësia e Kosovës gjen strehim në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration