Koncert në gjashtë qytete, pjesë e saj edhe Bujanoci
Lokale

Koncert në gjashtë qytete, pjesë e saj edhe Bujanoci

26.Apr.2014 13:48
0
“Nisville Foundationa-Fondacioni Nishvill” sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit do të shënojë ditën botërore të muzikës Xhaz (Jazz) më 30 prill. Në këtë ditë organizatorët në të njëjtën kohë në gjashtë qytete të jugut të Serbisë: Nish, Leskoc, Vranjë, Vlladicki Han, Bosilegrad dhe Bujanoc do të organizojnë koncerte. Sipas njoftimit të “Fondacionit Nishvill” këto programe kanë hyrë edhe në agjendën zyrtare të shënimit të ditës ndërkombëtare të Xhazit, në bashkëpunim me UNESCO dhe me Institutin Telenious Monk . “Në gjashtë qytetet, në pjesën e parë të programit do të prezantojnë pjesëtarët nga ky projekt, muzikantët e rinj nga këto qytete, kurse në pjesën e dytë, në katër qytete do të performojnë grupet nga Nishi: në Bujanoc “Jam Station”, në Vranjë “Krembou”, Bosilegrad “Ventil” dhe në Vladiçki Han “Kafe Ball”. Përcjellja e këtyre programeve është pa pagesë”, thuhet në njoftim të cilin e transmeton portali informativ Titulli. Si në shumë qytete edhe në Bujanoc, ky program do të fillojë në orën 18h në sallën e shtëpisë së kulturës. Paraprakisht, të hënën (28 prill) me fillim në orën 11h në Bujanoc do të mbahet edhe një konferencë për shtyp rreth projektit “Xhazi-shprehja multikulturore” e “Fondacionit Nishvill”. Në këtë konferencë, që do të mbahet në sallon e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc do të flasin kryetari i “Fondacionit Nishvill” Ivan Blagojeviq, bashkëpunëtori profesional i këtij projekti Sasha Miljkoviq, kryeshefi i shërbimit për veprimtari shoqërore në Bujanoc Bajram Fejzullahu, koordinatori lokal Musa Gjymshiti si dhe koordinatori i projektit Branisllav Dejanoviq. Projekti “Xhazi-shprehja multikulturore” e “Fondacionit Nishvill” realizohet në bashkëpunim me partnerët nga shkolla e muzikës në Nish dhe shkollën “Stanisllav Binicki” nga Leskoci. Ky projekt është mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile të Qeverisë së Serbisë./Titulli.com/
Dafina nga Bujanoci kthehet me dy çmime nga festivali i Shkupit (foto)
Deputetët shqiptarë të Luginës takohen me ministrin e drejtësisë Selakoviq
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration