Komuna e Preshevës hap  zyrë për diasporën
Lokale

Komuna e Preshevës hap zyrë për diasporën

04.May.2017 14:33
0
Një grup të afaristëve nga komuna e Preshevës që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Turqi dhe përfaqësuesi i kompanisë "FLUID" nga Presheva, pronari i qendrës "Befi Center"realizuan një takim me përfaqësuesit e komunës.

Gjatë konferencës për media u bë e ditur se komuna e Preshevës ka formuar “Zyrën  për Diasporë”, që do ta udhëheq Xhelal Mehmeti, ndihmës i kryetarit të Preshevës për diasporë.                         

Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës tha se do të krijojë kushte sa më të volitshme për të ndihmuar dhe lehtësuar veprimtarinë e bizneseve aktuale në Preshevë, duke mos harruar asnjë moment nevojën për lehtësimin e procedurave për hapjen e bizneseve të reja të iniciuara nga bashkatdhetarët.

Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të afaristëve të Preshevës që veprimtarinë e tyre ushtrojnë në vend dhe atyre që jetojnë dhe veprojnë nëpër shtetet e ndryshme të Evropës./Titulli.com/

 

Kryetarja e Preshevës, Musliu nuk është kolegu im?
Zyra e diasporës në Preshevë, dobëson mërgimtarin Xhelal Mehmeti
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration