Komuna e Bujanocit ndan mirënjohje për 8 nxënësit maturantë shembullor (foto)
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka ndarë mirënjohje për 8 nxënësit shembullor të shkollave të mesme, thuhet në njoftmiin e publikuar.
Postimi i plotë në faqen e komunës së Bujanocit:
Nxënësit më të mirë të shkollave të mesme "Sezai Surroi" dhe "Sveti Sava" nga Bujanoci, të cilët këtë vit kanë përfunduar shkollimin, janë shpërblyer nga kryetari i komunës së Bujanocit z. Arifi. Si shenjë respekti për angazhimin e tyre gjatë shkollimit katër vjeçar, kryetari Arifi ndau nga një libër dhe mirënjohje për 8 nxënësit shembullor.
Këtë vit, për herë të parë, komuna e Bujanocit ka aprovuar një rregullore e cila parasheh stimulimin e nxënësve shembullor me mjete financiare, kurse sot përveç librave dhe mirënjohjeve, nxënësit e dalluar kanë pranuar një stimulim prej 10.000,00 dinarëve.
Kjo është vetëm një stimulim shtesë, pasi që në fillim të vitit janë ndarë edhe 10 milion dinarë për bursat studentore.
Sipas kryetarit Arifi, arsimi mbetet prioritet i qeverisjes së tij, dhe do të vazhdojë me masa stimuluese për një arsim më cilësor.
Nga ana tjetër, nxënësit shprehen të kënaqur me përkushtimin e komunës së Bujanocit ndaj tyre dhe premtojnë se rrugëtimin e tyre do ta vazhdojnë edhe gjatë studimeve.