Komuna e Bujanocit me raketa kundër breshrit
Shtabi për situatave të jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit gjatë mbledhjes së saj ka ndarë 400 mijë dinarë për blerjen e 20 raketave kundër breshërit.Sipas përfaqësuesve kompetent komunal komuna e Bujanocit nga 12 qendra për raste emergjente ka vetëm 4 qendra aktive, shkruan Titulli.com.
“Qendrat për raste emergjente në komunën e Bujanocit janë të lokalizuara në vendbanimet Spanqevc, Lilancë, Bërnjarë dhe Jastrebac”, thanë gjatë mbledhjes së shtabit për situata të jashtëzakonshme.
Komandanti i shtabit për situata të jashtëzakonshme, kryetari i komunës Shaip Kamberi deklaroi se për një kohë përdorimi i këtyre raketave ka qenë i ndaluar.
“Komuna e Bujanocit ka ndarë 400 mij dinarë për blerjën e raketave anti-breshër për katër stacionet të cilat janë funksionale për ti mbrojtur prodhimet bujqësore nga reshjet eventuale të breshërit”, thekosi Kamberi./Titulli.com/