Komuna e Bujanocit me llogari devizore, priten 40 mijë euro nga Kosova?
Gjatë mbledhjes së 22 të këshillit komunal të Bujanocit u aprovua edhe propozim vendimi i hapjes së xhirollogarisë rrjedhëse devizore, shkruan Titulli.com.Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi theksoi se kjo nënkupton se tashmë për një kohë të shkurtër komuna e Bujanocit mund ti marrë mjetet e ndara nga Ministri i Drejtësisë në Kosovë Abelard Tahiri.
Sipas Kamberit këto mjetet me vlerën e 40 mijë eurove do të shfrytëzohen nga komuna e Bujanocit për restaurimin e objektit të shkollës fillore” Desanka Maksimovic” dega në fshatin Samolicë./Titulli.com/