Komuna e Bujanocit do të bëjë studimin e akustikës, 400 mijë dinarë projekti
Lokale

Komuna e Bujanocit do të bëjë studimin e akustikës, 400 mijë dinarë projekti

26.Jun.2018 14:20
0
Shtabi për situata të jashtëzakonshme i kryesuar nga kryetari i komunës dhe njëherit komandant Shaip Kamberi në mbledhjen e gjashtë aprovoj ndarjen e mjeteve për studimin e akusticitetit (zërimi në hapësira të hapura) për komunën e Bujanocit.

Ky shtab ndau mjete financiare për studimin e akusticitetit në vlerë prej 400 mijë dinarëve, projekt do të bëhet në bashkëpunim me komunat e rrethit të Pçinjës kurse iniciativën për këtë projekt e ka filluar komuna e Vrajës.

Shaip Kamberi për mediat deklaroj se ky studim ka të bëjë me vendosjen e sirenave akustike në komunën e Bujanocit, shkruan Titulli.com.

“Për territorin e komunës duhet të bëhet një studim për vendosjen e sirenave akustike për alarmin që duhet dhënë qytetarëve në rast të nevojave emergjente, në rast të breshrit, shiut apo katastrofave të ndryshme natyrore”, theksoi Kamberi.

Iniciativa e ndërmarrë nga komuna e Vrajës është që të bashkoj disa komuna të rrethit të Pçinjës të bashkëpunojnë në këtë projekt studimi në mënyrë që të reduktohen kostot e projektit./Titulli.com/

Konfiskohen cigare në Lluçan të Bujanocit me vlerë prej 1 milion dinarëve
Hetem Ramadani arrin ta shëron nga kanceri në mushkëri Besnik Arifin nga Presheva (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration