Komuna e Bujanoci pajtohet me planin për të kthyerit
Lokale

Komuna e Bujanoci pajtohet me planin për të kthyerit

01.Jul.2021 19:49
0

Komuna e Bujanocit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim

Në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në Beograd, sot komuna e Bujanocit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në projektin "Përforcimi i përfshirjes sociale dhe ekonomike i të kthyerve", të cilin e financon Bashkimi Evropian.

Qëllimi i këtij memorandumi është fillimi i projketit dhe bashkëpunimi me komunat përzgjedhëse për avancimin e pozitës dhe përfshirjen sociale dhe ekonomike të të kthyerve, përmes një sërë masash dhe aktivitetesh të orientuara në përforcimin e kapaciteteve dhe mundësive në komuna.

Ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar mes përfaqësueses së përhershme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim znj. Fransin Pikap dhe kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Përfitues nga ky program janë tri shtete: Serbia, Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut, ndersa nga Serbia vetem tri komuna: Bujanoci, Valeva dhe Novi Sadi.

 

tekst i publikuar nëfaqen e komunës në Facebook

31-vjeçarja nga Presheva që po e çmend “Tik-Tok”-un (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration