Kolona mbi tre kilometra në vend pagesën e autostradës në Nish
Lokale

Kolona mbi tre kilometra në vend pagesën e autostradës në Nish

18.Jul.2014 23:58
0

(e shtunë-22:20)

Kolonat e makinave në vend-pagesën e autostradës Najs afër Nishit, nga drejtimi i Beogradit, arrijnë më shumë se tre kilometra edhe pse pagesa është duke u kryer paralelisht në shtatë sportele.

Kolonat ishin të ngjashme pothuajse tërë ditën, ndërsa përveç në vend-pagesën e autostradës, veturat që hyjnë në Serbi në kufi presin rreth tre orë, qoftë nga drejtimi i Kroacisë apo Hungarisë, raportojnë mediat serbe, transmeton Titulli.

******************************************************************************************************************************************************************************

(e shtunë-13:00)

Zgjaten kolonat, mërgimtarët drejt vendlindjes (foto)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në pikën kufitare Dheu i Bardh ka filluar krijimi i kolonave të gjata me bashkatdhetarët që vijnë për pushime në Kosovë.

Nga dita e premte, në këtë pikë kufitare që lidhë Serbinë me Kosovën është rritur fluksi i veturave që vijnë nga vendet perëndimore, duke vazhduar edhe ditën e shtunë.

Komuna e Bujanocit në Serbi ka edhe dy pika kalimi me Kosovën, ajo në Dobrosin dhe Breznicë. Këto vendkalime mund t’i shfrytëzojnë veturat që janë të pajisura me sigurim të Kosovës dhe nga qytetarët që kanë shtetësi të Serbisë apo vendet perëndimore, por jo edhe me shtetësi të Kosovës.

Përndryshe, të gjithë mërgimtarët të cilët janë me shtetësi të Kosovës dhe vijnë përmes Serbisë, janë të detyruar që të shfrytëzojnë dy vendkalime ate te Dheu i  Bardh dhe Merdare, pasi në këto pika duhet të dorëzojnë edhe formularët me të cilat janë pajisur në momentin që kanë hyrë në Serbi./Titulli.com/

*********************************************************************************************************************************************************************

(e premte)

Kolona të gjata tek Dheu i Bardh (foto)

Në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Dheu i Bardh-Konçul, ka filluar formimi i kolonave të gjata të përbëra kryesisht me udhëtarë nga mërgata kosovare.

Për të hyrë në Kosovë për shkak të fluksin në rritje edhe gjatë orëve të vona të natës së të premtes pritjet janë rreth një orë, ndërsa shumica e makinave në kolonë janë me targa nga vendet perëndimore.

Gazetari i Titullit që ka kaluar përmes kësaj pike kufitare është njoftuar se pala serbe edhe ajo kosovare janë duke punuar me kapacitet të plotë, nga dy sportele të hapura në të dy anët e kufirit.

Paralajmërimet janë që gjatë ditëve të fundjavës fluksi të vazhdojë të rritet andaj edhe pritjet për të hyrë në territorin e Kosovës do të jenë më të gjata.

Informacionin që Titulli ka marrë në këtë pikë kufitare nga zyra për dhënin e sigurimeve (Byroja Kosovare e Sigurimeve), e cila vlen për ngasësit shqiptar të veturave me targa nga Lugina, është që në momentin që paraqiten për t’u pajisur me sigurimin e veturës, për shkak të përshpejtimit të procesit, me vete të sjellin të kopjuar (në të dy anët) letërnjoftimin si dhe librezën e veturës./Titulli.com/

Rikthehet në funksion faqja e hakuar e komunës së Preshevës
Tryeza në Preshevë: Shqiptarët në gjendje të njëjtë, ndoshta edhe më të keqe se në vitin 2001 (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration