"Koha është për gratë e suksesshme", 10 mijë euro për fillimin e biznesit
Lokale

"Koha është për gratë e suksesshme", 10 mijë euro për fillimin e biznesit

10.Apr.2015 10:48
0

Në kuadër të programit të Progresit Europian, projekt i cili i mbulon 34 komuna të Serbisë jugore dhe jugperëndimore, 40 projektet më të suksesshme të ndërmarrjeve të grave do të fitojnë nga 10.000 euro për fillimin e biznesit“, ka deklaruar bashkëpunëtorja në këtë projekt Ana Nedelkoviq.

„Dyzet projektet ndërmarrëse më të suksesshme do të fitojnë nga 10.000 euro për porositjen e pajisjeve në mënyrë që të fillojnë biznesin individual në pronësi të grave. Trajnimi do të zgjas në dy muajt e ardhshëm, konkursi do të shpallet në verë, ndërsa në vjeshtë sipërmarrjet e reja mund të fillojnë punën e tyre“, ka thënë Nedeljkoviq në sesionin e Projektit Europian në Zllatarë. Tema e këtij takimi ka qenë se si deri tek mjetet e pakthyeshme për fillimin e biznesit të grave.

Programi i Progresit Europian për tri vite financon zhvillimin e sipërmarrësisë së grave në jug dhe jugperëndim të Serbisë.

Bashkëpronarja e firmës „Novoteks“ nga Novi Varoshi, Nadezhda Kollashinac ka inkurajuar të gjitha sipërmarrëset e ardhshme që me guxim t’a fillojnë biznesin individual.

 „Nuk është vështir të fillohet biznesi individual nëse keni ide dhe qëllim, veçanërisht në kohën e sotme kur ka mjaftueshëm mbështetje prej organizatave qeveritare dhe joqeveritare, të cilat janë gjithmonë të mirëseardhura“, ka thënë Kollashinac, transmeton Titulli.com.

Për mjetet e pakthyeshme financiare për fillimin e biznesit për gratë sipërmarrëse, të cilat ndahen në kuadër të projektit të Progresit Europian „Koha është për gratë e suksesshme“, mund të konkurrojnë të gjitha gratë e papunësuara të cilat janë të regjistruara në Shërbimin Nacional për Punësim dhe të cilat jetojnë në njërën nga 34 komuna të cilat marrin pjesë në realizimin e programit të Progresit Europian.

Në këto komuna bëjnë pjesë edhe komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. /Titulli.com/ 

  

>>KLIKO  “Koha është për gratë e suksesshme”

 

 

Fondi Pensional Invalidor ju dërgon 10 ditë falas në banjë!
Gazetarët, udhëheqësisë së Bujanocit: Po shkelni Ligjin dhe Rregulloren
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration