Gazetarët, udhëheqësisë së Bujanocit: Po shkelni Ligjin dhe Rregulloren
Lokale

Gazetarët, udhëheqësisë së Bujanocit: Po shkelni Ligjin dhe Rregulloren

10.Apr.2015 12:19
0
Koalicioni i shoqatave të gazetarëve dhe mediave (UNS,NUNS, NDNV, ANEM dhe Lokal Pres) nuk do të delegojë anëtarët e komisionit për vlerësimin e projekteve në fushën e prodhimit me përmbajtje mediale në komunat dhe qytetet, ku thirrjet publike nuk janë në përputhje me Ligjin mbi informimin publik dhe media, si dhe Rregulloren për bashkëfinancim të projekteve për realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik.

“Koalicioni i shoqatave të gazetarëve dhe mediave po përcjellë thirrjet publike në të gjitha komunat dhe qytetet, dhe në rast se thirrjet nuk janë në përputhshmëri me Ligjin dhe Rregulloren, i njofton dhe jep udhëzime për përmirësimin e tyre”, thuhet në kumtesën e lëshuar të enjten nga UNS,NUNS, NDNV, ANEM dhe Lokal Pres. 

Edhe përskaj njoftimeve të Koalicionit dhe vërejtjeve në parregullsi, komuna Doljevac, Aleksandrovac, Bujanoc dhe Krupanj thirrjet e tyre publike nuk i kanë në përputhje me Ligjin dhe Rregulloren. 

Koalicioni, përmes kumtesës njofton se nuk do të marrë pjesë në konkurset e hapura për procedim që nuk janë në përputhshmëri me rregulloret dhe kështu as nuk do të dërgoj kandidatët për komisione në këto komuna. 

“Koalicioni i shoqatave të gazetarëve dhe mediave, pas monitorimit në thirrjet publike do të njoftojë Ministrinë e Kulturës dhe Informimit rreth të gjitha parregullsive të regjistruara”, shkruhet në fund të kumtesës. 

Vlen theksuar se portali informativ Titulli.com pat paralajmëruar Komunën e Bujanocit, respektivisht kryetarin Nagip Arifi për shkeljet e bëra me rastin e propozimit të anëtarëve për formimin e Komisionit për vlerësimin e projekteve për informim, të cilin më vonë është detyruar ta shkarkoj. 

Sipas kumtesës së Koalicionit të shoqatave të gazetarëve dhe mediave, komuna e Bujanocit edhe me thirrjen e re për konkurs ka bërë shkelje të Ligjit dhe Rregullores përkatëse. /Titulli.com/

 

>>Këshilli Komunal krye në vete, formon komision në kundërshtim me rregulloren!

>>Arifi detyrohet të shfuqizojë Komisionin për media

 

 

"Koha është për gratë e suksesshme", 10 mijë euro për fillimin e biznesit
Bujanoci varros emigrantët, qindra qytetarë në kortezhin mortor (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration