KKSH uron fillim të mbarë të vitit të ri shkollor
Lokale

KKSH uron fillim të mbarë të vitit të ri shkollor

01.Sep.2014 13:12
0
Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2014/2015, i urojmë të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, këtë ditë të rëndësishme, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur.

“Besojmë fuqishëm se vetëm arsimimi dhe shkollimi i gjeneratave të reja në Luginën e Preshevës mund të jetë shtegtimi në zgjidhjen e problemeve shoqërore e politike edhe në këto kushte jashtëzakonisht të vështira të gjejnë forcë për arritjen e rezultateve sa më të mira. Njëkohësisht, dua t’i rikujtojmë dhe nderojmë lartë të gjithë brezat e kaluar që sakrifikuan për arsimin në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, thuhet në mesazhin urimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH).

Ky institucion, përgëzojnë të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm.

KKSH ndan shqetësimet se edhe përkundër një angazhimi shumë të madh dhe të palodhshëm për sigurimin e teksteve shkollore ku një numër i tyre është siguruar, mirëpo edhe më tej duhet angazhim i të gjithëve që të sigurohen të gjitha tekstet shkollore për shkolla fillore dhe të të mesme, si e drejtë ligjore dhe obligim intelektual./Titulli.com/

Arifi: Nxënës, urime viti i ri shkollor
Ministri i Arsimit ndan libra në Bujanoc, nxënësit dhe KDNJ protestojnë (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration