Arifi: Nxënës, urime viti i ri shkollor
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagp Arifi uron nxënësit duke i dëshiruar suksese në vitin e ri shkollor 2014/2015.“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal, të administratës komunale dhe në emër të qytetarëve të komunës së Bujanocit të gjithë nxënësve t'ua uroj fillimin e vitit të ri shkollor. Më vije shumë keq që në këtë përurim medoemos duhet përmendur edhe faktin se një pjesë e nxënësve po ballafaqohen me mungesën e teksteve dhe mjeteve mësimore dhe se ky është një hendikep i madh, por i cili shpresojmë se do të tejkalohet në saje të përkushtimeve tona”, kështu nisë urimi i kryetarit të komunës së Bujanocit, transmeton Titulli.
“Edhe pse këtë vit akademik nuk po e filloni te barabartë me bashkëmoshatarët tuaj të vendeve të Bashkimit Evropian, shpreh bindjen se në këtë vit do të tregoni suksese të larta në zotërimin e mësimeve dhe se do t'i përkushtoheni me seriozitetin më të madh procesit edukativ. Poashtu përgëzoj edhe punonjësit arsimorë të cilët shpresoj se do të japin maksimumin në misionin e tyre të shenjtë në dhënien e dijes”
Në këtë kumtesë komuna e Bujanocit njofton se edhe këtë vit ka mbështetur procesin edukativo-mësimor duke bërë gjithçka në përgatitjen e objekteve shkollore në mënyrë që krejtësisht të jetë gati me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
“Duke shpresuar se secili do ta kryej pjesën e vet të detyrës, si nxënësit, mësimdhënësit, ashtu dhe prindërit, uroj që ky vit shkollor të jetë më i suksesshmi si për nga dija ashtu edhe edukata”, thuhet në urimin e nënshkruar nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi./Titulli.com/