Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit me plan të ndalimit të ujit (lexo orarin)
Këshilli Komunal i komunës së Bujanocit në mbledhjen e tetë të saj ka aprovuar kërkesën e " NP Komunalia" për planin e kryerjes së restrikcionit të ujit të pijshëm në teritorin e komunës së Bujanocit në periudhën verore për vitin 2021, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
Sipas këtij njoftimigjithashtu, Këshilli Komunal ka aprovuar edhe vendimin që gjatë muajit korrik të bëjë grumbullimin e mbeturinave në fshatin Bilaç dhe sipas mundësive në Samolicë dhe Levosovë.
"Njëherit, Këshilli Komunal ka aprovuar konkluzionin me kërkesë të Bashkësisë Lokale Levosovë, Bozhinjevc dhe Osllarë që çdo ditë, që nga dita e nesërme të furnizohet Osllara me një cisternë ujë në ora 06:00, Levosova tek stadiumi prej orës 08:00 - 11:00 dhe Bozhinjevci prej 13:00 - 16:00", thuhet mes tjerash në njoftimin e komunës së publikuar në Facebook.