Lokale
Gold AG paraqitet në Polici (foto)
Siç është raportuar mbrëmë, sot në mëngjes rap-këngëtari Gold AG është paraqitur në Polici për intervistim.
Ai është ftuar që të intervistohet nën dyshimin se me këngën e tij të fundit ka nxitur urrejtje.
*****************************************************************************************************************************************
Pas publikimit të këngës “Shqiptar”, ku këngëtari presheva Gold AG, "fyen" disa figura të jetës publike, përfshirë edhe politikanë, Policia e ka ftuar këtë të fundit që të paraqitet të enjten në Stacionin policor numër 2 në Prishtinë, lajmin e ka konfirmuar për Express, Policia e Kosovës.
Zëdhënësja Flora Ahmeti tha lidhur me rastin janë duke punuar bashkarisht me Prokurorinë.
"Lidhur me personin në fjalë jemi duke punuar bashkarisht me Prokurorinë, prej të cilës e kemi marr edhe autorizimin për ftesën për intervistë", ka thënë për Express.
Gold AG është thirrur për intervistim në cilësinë e të dyshuarit lidhur me rastin – veprën penale “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!