Lokale
Akademi përkujtimore: Dëshmorët nuk luftuan për interesa lokale e personale
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc ka mbajtur akademi përkujtimore për nderë të dëshmorëve të rënë në konfliktin e vitit 2001.
Akademia ka filluar me homazhet e bërë tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, gjegjësisht varri i dëshmorit të kombit, komandant Fatmir Ibishit duke vazhduar me homazhet në vendin e rënies së tij në fshatin Konçul.
Edmond Isufi, kryetar OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc i cili vlerësoi lartë sakrificën e ushtarëve që flijuan jetën dhe se nuk është e lehtë të flasësh për veprën e dëshmorëve sepse ata kanë vendin më të lartë në mendjen e shoqërisë sonë.
“Dëshmorët e rënë dhe të gjithë pjesëtarët e UÇPMB-së, luftuan për interes kombëtar dhe liri të plotë, ndërsa ne fatkeqësisht po gëzojmë një liri të pjesshme dhe se dëshmorët e gjithë ish pjesëtarët e UÇPMB-së nuk luftuan për interesa të vogla lokale e në shumë raste edhe personale”, deklaroi Edmond Isufi në akademinë përkujtimorë në Bujanoc.
Familjarë të dëshmorëve, ish luftëtar e veteran ishin mbledhur sot në sallën e vogël të shtëpisë së kulturën në Bujanoc për të përkujtuar dëshmorët e rënë dhe rikujtuar qëllimin e flijimit të tyre.
Jonuz Musliu, ish shefi politik i UÇPMB-së duke përkujtuar dëshmorët ritheksoi se gjendja e të drejtave në këtë rajon nuk është e kënaqshme.
“Në kudaër të luftëtarëve vullnetarë kishin edhe nga Italia e Gjermania, ishte një luftë që kishte përqëllim realizimin e të drejtave shqiptare këtu, mirëpo fatkeqësisht jemi larg këtyre synimeve”, tha Musliu.
Gjatë këtij manifestimi përkujtimorë ishte përgatitur edhe një program kulturorë dhe morën pjesë edhe përfaqësues të pushteti lokal e institucioneve fetare./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!