KDNJ: Në Bujanoc jetojnë më pak se 12 mijë shqiptarë?
Lokale

KDNJ: Në Bujanoc jetojnë më pak se 12 mijë shqiptarë?

12.Jun.2017 08:27
0
Është dy herë më i vogël numri i shqiptarëve se në regjistrimin e vitit 2002, kështu është shprehur kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc, Svetislav Veliçkoviq, shkruan gazeta e Beogradit politika, transmeton Titulli.com.

“Regjistrim i ri i popullësisë, revizioni i listave votuese dhe kontrolla e banorëve, këto janë kërkesat tona”, është shprehur Veliçkoviq.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë mundësohet vërtetimi i popullësisë në Bujanoc dhe se është e mundur edhe rritja e popullësisë shqiptare në jug të Serbisë.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc për zgjidhjen e kësaj problematike është gati të flas me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ose me kryeministrin e ri që do të zgjidhet./Titulli.com/

Xhelal Memeti: Jap dorëheqje, por kokën lart !
Arrin 80 ushtarë amerikanë, stërvitje të përbashkëta në bazën "Jug" në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration