Kamberi: Qeverisja do ta normalizojë situatën me uzurpuesit e hapësirave publike në Bujanoc
Gjatë mbledhjes se nëntë të këshillit komunal përveç tjerash u diskutua edhe për uzurpimin e hapësirave publike në sheshin e Bujanocit nga kafiterit të cilët operojnë në shesh.Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit deklaroi se do të ndërmerren masa ndaj të gjithë uzurpuesve të hapësirave publike në komunën e Bujanocit, shkruan Titulli.com.
“Komuna e Bujanocit ka shfrytëzues të sipërfaqes publike të cilët nuk kanë pëlqim nga administrata komunale, ka shfrytëzues që kanë uzurpua hapësirën publike dhe nuk paguajnë taksa dhe uzurpues që kanë uzurpua sipërfaqen e gjelbër që është absolutisht e ndaluar dhe ndaj këtyre në ditët në vijim do të ndërmerren masa, u shpreh Kamberi.
Ai tha se problemi kryesorë në shesh është tek kafiteria më e re “Avenue” e cila e ka uzurpuar drejtpërdrejtë hapësirën publike.
“ Ne kemi tentuar disa herë të bisedojmë dhe ti bindim për të zhbllokuar hapësirat e uzurpuara që të mos ketë ndërhyrje të dhunshme nga organet kompetente dhe pushteti lokal për ta sjellë në normalitet situatën”, theksoi Kamberi.
Kryeshefi i urbanizmit pranë administratës komunale, Amir Xhaferi ka marrë aprovimin e këshillit komunal për planin e paraqitur për shfrytëzimin e hapësirave publike.
“ Do të bëhet shënjimi i hapësirave publike të cilat kanë mund të shfrytëzohen nga lokalet por njëkohësisht do të bëjmë edhe hapjen e rrugëve për qarkullim të lirshëm të qytetarëve. Hapësirat publike të cilët do të lejohen të shfrytëzohen nga lokalet do të jenë me pagesë”, tha Xhaferi.
Sipas përfaqësuesve komunal, aksioni i përmendur nga drejtorati i urbanizmit do të filloj në sheshin e Bujanocit kurse do të bartët në të gjitha rrugët në qytet në të cilat ka uzurpim të hapësirave publike./Titulli.com./