Kamberi: Qeveria e Maqedonisë ka humbur legjitimitetin
Lokale

Kamberi: Qeveria e Maqedonisë ka humbur legjitimitetin

10.May.2015 01:06
0
Analisti politik dhe gazetari nga Presheva, Belgzim Kamberi, ka deklaruar për JUGpress se zhvillimet në Maqedoni dëshmojnë jofunksionalitetin e shtetit të Maqedonisë dhe që Qeveria e Maqedoniës që drejtohet nga Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti "žkanë humbur krejtësisht legjitimitetin".

„Ky legjitimitet është humbur jo vetëm së fundi për shkak të ’bombave’ të opozitës por edhe për shkak të zhvillimeve në Kumanovë“, vlerëson Kamberi. „Për më tepër, këto zhvillime reflektojnë disfunksionalitetin e politikës së Qeverisë së Maqedonisë, të cilën e përbëjnë Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti të cilët me vite të tëra nuk arritën të zgjidhin marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe maqedonasve, por edhe gjendjen ekonomike“.

Kamberi mendon se fajtor kryesor është Qeveria e Maqedonisë dhe që kjo ishte një „situatë e pritur“.

„Ka disa vite që sistemi në Maqedoni në funksionon dhe që atje shkilen të drejtat e të gjithë qytetarëven veçmas shqiptarëve“, ka shtuar Kamberi.

Ai vlerëson se „këto zhvillime në Kumanovë kanë më shumë karakter lokal dhe shtetërorë dhe që nuk do të ndikojnë në Luginën e Preshevës dhe në Kosovë. Ajo është më shumë një çështje e brendshme e Maqedonisë“, vlerëson Kamberi.

Në pyetjen e JUGpress se nëse zhvillimet në Kumanovë mund të kenë ndonjë ndërlidhje mëe protestën e paralajmëruar të opozitës: Kamberi thotë se „Qeveria e Maqedonisë ka probleme të theksuara me ’bombat’ e opozitës të cilat çdo herë zbulojnë detaje të reja dhe qeveria po përpiqet të dezorientoj opinionin publik me probleme të tjera“.

„Maqedonia duhet sa më parë të zhvillohet dhe të zgjidh problemet e saj dhe Marrëveshja e Ohrit nuk mund të konsiderohet më bosht i ardhmërisë së atij shteti“, ka përfunduar Kamberi. /Titulli.com/

Situata në Kumanovë, mbledhje urgjente në Preshevë (Audio)
Skandaloze: "Terroristë" dhe përgjegjës për incidentin në Maqedoni edhe të rënët e të gjallët e Luginës (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration