Kamberi: Partia e kryetarit të komunës së Bujanocit po dërgon vëzhgues në emër të partive serbe
Lokale

Kamberi: Partia e kryetarit të komunës së Bujanocit po dërgon vëzhgues në emër të partive serbe

12.Mar.2014 10:52
0
Ndonëse janë të vetmit që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë që do të mbahen këtë të diel, Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit gjendet në fazën përmbyllëse të përgatitjeve për procesin zgjedhor për dallim nga subjektet tjera politike të cilat kanë marrë vendim që të bojkotojnë zgjedhjet serbe të 16 marsit. Megjithatë, partitë politike shqiptare që nuk marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës, do të dërgojnë vëzhguesit e tyre në të gjitha qendrat e vendvotimeve për të parë nga afër nëse Riza Halimi do të marrë legjitimitetin e shqiptarëve të atjeshëm për t’u bërë deputetë edhe për një mandat tjetër, shkruan gazeta zeri. Por, partia e udhëhequr nga Halimi konsideron se dërgimi i vëzhguesve nëpër qendrat e votimit nga partitë mos pjesëmarrëse është bërë në mënyrë të qëllimshme dhe në këtë drejtim mund të shkaktohen telashe që mund të çojë deri të frikësimi i elektoratit shqiptar Shaip Kamberi, nënkryetar i PVD-së thotë se katastrofa ma e madhe që po ndodhë është fakti se partitë që po i bojkotojnë zgjedhjet, vençanarisht partia e kryetarit të komunës së Bujanocit (PD) po i dërgon nëpër vendvotime vëzhguesit ne emër të partive politike serbe. Nga ana tjetër Nexhat Behluli nga Partia Demokratike (e cila udhëheq pushtetin lokal në Bujanoc) thotë se partia  e tij do dërgojë vëzhguesit e saj nëpër qendrat e votimit gjithnjë duke respektuar mekanizmat legal. Për dallim nga PD, Ragmi Mustafa kryetar i komunës së Preshevës nuk do të dërgojë vëzhguesit  nga Partia Demokratike Shqiptare sepse sipas tij nuk kanë të drejtë për të vendosur vëzhgues pasi që nuk marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Dërgimi i vëzhguesve nga partitë politike që nuk marrin pjesë në këto zgjedhje është paradoksal, vlerëson Belgzim Kamberi nga këshilli për të drejtat e njeriut për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. “Duke dërguar vëzhgues, legjitimojnë procesin zgjedhor dhe në këtë drejtim janë të pasinqertë me shqiptarët e Luginës, sepse në njërën anë trumbetojnë se këto zgjedhje nuk janë në interes të shqiptarëve, kurse në anën tjetër vëzhgojnë procesin me militantët e tyre partiak”, tha Belgzim Kamberi./Zeri/
Sadriu planifikon zhvillimin e bujqësisë në Luginë (video)
Uglanin kërkon votën e shqiptarëve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration