Kamberi me dy flamuj para vetes në parlamentin e Serbisë, varrezat janë punë e Kosovës
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ka shtruar dy pyetje për Qeverinë e Serbisë dhe njëkohësisht vendosi edhe flamurin kombëtar shqiptar para vetes, krahas atij të Serbisë.
Kamberi me vendosjen e flamurit ka shfrytëzuar edhe imunitetin e deputetit sepse perdorimi i flamurit shqiptarë akoma nuk është rregulluar me ligj në Serbi.
Kamberi në Kuvend, ka ngritur shqetësimin për pasivizimin e adresave të vendbanimieve të qytetarëve në Medvegjë, që sipas tij me këtë proces qytetarëve, kryesisht shqiptare po i humbin të drejtat civile dhe bashkë me to edhe të drejtën e votës.
“Nga tetë mandate të këshilltarëve komunalë, sa kanë pasur partitë shqiptare në këtë komunë para 2018, në zgjedhjet e 2018 kanë rënë në tre mandate, kjo për shkak të shlyerjes arbitrare të adresave të tyre dhe shlyerjes së tyre nga regjistri zgjedhor. Një akt i këtillë po ndikon në ndryshimin artificial të strukturës etnike të kësaj komune dhe si i këtillë ky proces është edhe antikushtetues edhe antidemokratik. Për këtë arsye, pyetja ime për ministrin e punëve të brendshme është: Cili është numri i qytetarëve të cilëve i është pasivizuar vendbanimi gjatë vitit 2017, 2018, 2019 i 2020 në këto vednbanime: Medvegjë, Banjën e Sijarinës, Tupallë, Sfircë, Gërbac, Ramabanjë, Stara Banjë, Sijarinë, Gjilekreshtë, Lapashticë dhe Kapit?”, ka shkruar Kamberi në faqen e tij në Facebook.
Po ashtu qështja tjetër që ka ngirut prap sot deputeti shqiptar, ka qenë ajo për varrezat masive për të cilat vazhdimisht reagon politika e Kosovës ndërsa Kamberi është deputet që duhet të merret me problemet e shqiptarëve në Luginë.
Kamberi ka pyetur kryeministren serbe Ana Bernabiq, në lidhje me varrezen masive të zbuluar tash së fundmi në Kizhevak afër Rashkës, ku dyshohet se gjenden rreth 16 trupa të shqiptareve, për të cilët deputeti është interesuar në kanë përfunduar analizat e AND-së për tu vërtetuar identiteti i viktimave.
“A janë përfunduar analizat e AND-së për tu vërtetuar identiteti i viktimave dhe cilat janë lokacionet tjera të cilat duhet hulumtuar?
Nëse deri në këtë moment analizat nuk janë përfunduar, Ju lutem, që pas përfundimit të tyre, ta njoftoni këtë parlament dhe mua si deputet që ka shtruar pyetjen”, ka qenë pyetja e Kamberit në Kuvendin e Serbisë.