Kamberi: Mbështetja deklarative nga Tirana dhe Prishtina nuk është e mjaftueshme
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi për mediat në Beograd ka folur se shqiptarët kanë të drejtë në bashkëpunim me Prishtinën dhe Tiranën por edhe komunikim të përhershëm me Beogradin.Sipas tij duhet të bindim Prishtinën dhe Tiranën që të jenë më të pranishme në komunën e Bujanocit përmes projekteve konkrete.
“Jetojmë në kohën kur mbështetja deklarative nuk është e mjaftueshme. Në këtë qëllim do të bëjë përpjekje në kërkesa të këtilla. Komunikimet tona si qeverisje lokale me Beogradin janë të përditshme”, është shprehur Kamberi për gazetën politika, transmeton Titulli.com.
Ai ka thënë mes tjerash se kanë përfituar disa projekte infrastrukturore nga ministrinë përkatëse në Beograd./Titulli.com/