Kamberi dhe Sinani, pjesëmarrës në konferencën e komunave të Ballkanit Perëndimorë
Lokale

Kamberi dhe Sinani, pjesëmarrës në konferencën e komunave të Ballkanit Perëndimorë

29.May.2017 13:16
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetarja e komunës së Preshevës,Ardita Sinani në Mitrovicë të Sremit po marrin pjesë në punimet e konferencës së parë rajopnale të komunave të Ballkanit Perëndimor.
Qëllimi i konferencës është nxitja e bashkëpunimit ekonomik mes komunave, zhvillimi ekonomik lokal dhe rajonal përmes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe rëndësia e zyrës për zhvillim ekonomik lokal në nxitjen dhe rritjen e potencialeve ekzistuese ekonomike dhe bujqësore si resurse për zhvillim lokal dhe rajonal.
 
Përveç komunave dhe qyteteve të rajonit në punimet e konferencës marrin pjesë edhe përfaqësues dhe udhëheqës të institucioneve të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të komunave dhe qyteteve si përfaqësues të ministrive të ekonomisë nga vendet pjesëmarrëse, asaj të bujqësisë, ambasador të huaj, udhëheqës të institucioneve dhe agjensioneve zhvillimore nga rajoni.
 
Konferenca organizohet nga Qendra për përpilimin e publikimeve ekonomike – regjistrit ekonomik rajonal (CPPP) dhe ka grumbulluar më shumë se 100 udhëheqës dhe përfaqësues nga komuna dhe qytete të ndryshme nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi dhe Kosova.
Manifestimi fetar "Mirë se erdhe Ramazan" në Preshevë (video)
Shqiprim Taipi pret ftesën nga Kombëtarja e Shqipërisë për U21
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration