Kamberi dhe Arifi takim konstruktiv me ambasadorin britanik në Beograd
Lokale

Kamberi dhe Arifi takim konstruktiv me ambasadorin britanik në Beograd

02.Feb.2017 17:04
0
Përfaqësues të komunës së Bujanocit dhe Preshevës realizuan takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keef me të cilin biseduan për bashkëpunime në të mirë të qytetarëve lokal.

Ambasadori, Denis Keef në profilin e tij në twter ka shkruar se ka biseduar me kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë për bashkëpunim konstruktive me qeverinë në Beograd.

“Fokusimi më i madh i ndërkombëtarëve në Luginë të Preshevës, qëndrim i yni i përbashkët dhe domosdoshmëri. Vullneti politik për bashkëpunim më të ngusht me përfaqësuesit e ambasadave mike të akredituara në vend është i pakontestueshëm”, ka shkruar në profilin e tij në facebook,  Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit.

Edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është shprehur përmes rrejtit social për takimin me ambasadorin Keef.

“Njoftuam shkëlqesinë e tij për situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës dhe e njoftuam edhe për ndryshimet politike në vitin e kaluar me ndërrimin e pushteteve lokale në të dy komunat. Ambasadori Keefe u shpreh i kënaqur me këto ndryshime politike dhe me konstruktivitetin dhe pragmatizmin në zgjidhjen e problemeve teknike dhe politike”, ka shkruar Arifi.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd në vazhdimësi përkrah zhvillimin e komunave Bujanoc dhe Preshevë përmes projekteve të ndryshme./Titulli.com/

Fabrika "Megal" në Bujanoc kërkon punëtorë të rinj
A është "uzurpuar" Akademia e Shkencës së Kosovës nga anëtarë të Luginës së Preshevës?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration